SHPREHITE DHE SJELLJET E MIRA
a. Detyrat ndaj vetes
Detyra janë rregulla
që njeriu është i detyruar t’i kryejë e t’i zbatojë. Duhet t’i dimë e t’i
zbatojmë mirë ato. Pëndryshe, nuk arrijmë të mësojmë vlerën e jetës sonë, as
t’u japim vlerë të tjerëve. Për këtë, duhet t’ia dimë mirë vlerën jetës që na
ka dhënë Allahu. Duhet ta ruajmë mirë atë.
Duhet ta mbrojmë
trupin e të kujdesemi për shëndetin. Nuk duhet ta rrezikojmë shëndetin. Duhet
t’i japim përparësi pastërtisë. Nuk duhet ta nënvleftësojmë pastërtinë e
trupit, ushqimit e mjedisit. S’duhet të lëmë pas dore as pastërtinë morale,
duhet ta stolisim moralin tonë me moral të bukur. Duhet të marrim njohuri të
drejtë e të saktë. Diturinë duhet ta shtojmë vazhdimisht. Kështu e përdorim më
mirë mendjen tonë.
b. Detyrat ndaj prindërve
Ne kemi detyra të
shumta edhe ndaj prindërve, sepse ata kanë shumë të drejta mbi ne. Ata janë
munduar për ne që para se të lindnim dhe pas lindjes na kanë rritur me dashuri.
Nuk kanë kursyer asgjë për të plotësuar nevojat tona në rritje.
Feja jonë na bën të
ditur se detyra jonë më e madhe pas adhurimit të Allahut është të sillemi mirë
me prindërit. Lidhur me këtë, në Kur’an është urdhëruar kështu: “Dhe mos u thoni atyre as edhe of!” (Kur’ani, Isra: 23) Prandaj duhet të
sillemi mirë me ta e të zbatojmë menjëherë çdo kërkesë të tyre. Nuk duhet t’ua
thyejmë kurrë zemrën, por duhet të përpiqemi t’i kënaqim ata. Duhet t’u puthim
duart e të marrim urimet e tyre. Kjo do na japë ne një mbështetje të madhe
shpirtërore.
Kur’ani i Lartë na
bën të ditur se, pas detyrave që kemi ndaj Allahut, detyra jonë më e
rëndësishme është të respektojmë prindërit e t’u bëjmë të mira atyre.
Nëna dhe babai janë
themeli i familjes. Ata janë burimi i edukatës familjare që kemi marrë. Gjithë
njohuritë dhe vlerat morale që fitojmë, forcën gjithë prej tyre e marrin. Për
të jetuar në harmoni në shoqëri, kemi nevojë për udhëzimet e tyre, për përvojën
e tyre jetësore.
Nuk ka komente:
Posto një koment