SI FALET NAMAZI?
Namazi falet duke bërë disa veprime si
ndenjja në këmbë, përkulja dhe sexhdeja e duke kënduar disa lutje e krerë të
Kur’anit. Për shembull, sunneti i
namazit të mëngjesit falet kështu:
Pasi bëhen përgatitjet e duhura për
namaz dhe hyn koha e namazit të mëngjesit, qëndrohet në këmbë kthyer në drejtim
të Kibles. Thuhet “Eudhu besmele” dhe shprehet nijeti, qëllimi i kësaj faljeje,
duke thënë: ”Për hir të Allahut, bëra qëllim të fal sunnetin e namazit të
mëngjesit!”
Ngrihen duart dhe shprehet tekbiri
“Allahu Ekber!” Meshkujt i ngrenë duart gjersa gishtat e mëdhenj të prekin
bulëzat e veshëve, kurse femrat gjer në nivelin e supeve.
Pas
tekbirit lidhen duart.
Meshkujt
vendosin dorën e djathtë mbi të majtën duke mbërthyer me gishtin e madh dhe të
vogël kyçin e dorës së majtë. Të lidhura kështu, i vendosin duart nën bark (nën
kërthizë). Kurse femrat i vendosin duart, dora e djathtë mbi dorën e majtë, mbi
gjoks.
Në këmbë këndohet së pari lutja Subhaneke pastaj thuhet “Eudhu bi’l-lahi mine’sh-shejtani’r-raxhim;
Bismi’l-lahi’r-rahmani’r-rahim”. Këndohet kreu Fatiha dhe një kre i shkurtër.
Pastaj
bëhet përkulja (ruku) duke thënë “Allahu
Ekber”
Meshkujt përkulen paralel me tokën, pa
i përthyer gjunjët dhe bërrylat, gjersa pëllëmbët të vendosen mbi gjunjë. Kurse
femrat nuk përkulen sa meshkujt. Duart i vendosin më lart se gjunjët të cilat i
përthyejnë pak.
Ndërsa rrihet përkulur, thuhet tri herë
“Subhane Rabbije’l-Adhim”, që do të
thotë “Zoti im i Madh! E përmend me respekt emrin Tënd!”
Pastaj, duke thënë “Semiallahu limen hamideh” drejtohet
trupi. Kjo do të thotë: ” Allahu e dëgjon atë që i bën lavdërim”.
Pasi trupi drejtohet, thuhet një herë:
”Rabbena leke’l-hamd!” Kuptimi i
kësaj është “Zoti ynë i Lartë! Lavdërimi të përket vetëm Ty!”
Pastaj, duke thënë “Allahu Ekber”, bihet në sexhde. Gjunjët, duart, balli dhe hunda
prekin tokën dhe thuhet tri herë “Subhane
Rabbije’l-a’la”.
Pastaj
ngrihet nga sexhdeja duke thënë “Allahu
Ekber” dhe rrihet ulur.
Meshkujt ulen mbi këmbën e majtë, kurse
femrat, mbi këmbët të kthyera djathtas. Kjo ulje zgjat aq sa për të thënë “Subhanallah”.
Bihet përsëdyti në sexhde duke thënë “Allahu Ekber”. Në sexhde përsëritet
tri herë “Subhane Rabbije’l-a’la”.
Pastaj, duke thënë “Allahu Ekber”,
ngrihet në këmbë për fillimin e reqatit të dytë dhe lidhen duart. Këndohen me
radhë besmeleja, kreu Fatiha dhe një
kre i shkurtër. Pas kësaj, si në reqatin e parë, bëhet përkulja (ruku) dhe rënia dy herë në
sexhde. Pas sexhdeve rrihet ulur.
Nuk ka komente:
Posto një koment